LAJMET

“Heroi i padukshëm i kazanit”, punëtori i KEK-ut shfaqet duke dalë nga brendësia e rrezikshme e kaldajës së Bllokut A5

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës shpeshherë përballen me ‘vdekjen’ për të siguruar vazhdimësi të prodhimit të energjisë.

Njëri prej tyre është Gëzim Selmani, i cili së fundmi është shfaqur si një hero i vërtetë në misionin e tij.

Në një video të publikuar nga Sindikata e Re e KEK-ut, Gëzimi shihet duke dalë nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5, raporton IndeksOnline.

Hyrja aty vlerësohet e rrezikshme, mirëpo punëtorët aty hyjnë ‘pa hezitim, me vullnet dhe përkushtim të plotë’.

“Hyrja në këtë pjesë të ndërlikuar bëhet për evidentimin e rrjedhjeve të kaldajës, e më pas për përgatitjen e saldimeve dhe ndërhyrjeve teknike që sigurojnë vazhdimësinë e prodhimit të energjisë. Pjesa ku hyn është në kuotën 49 metra, derë e ngushtë – një hapësirë e kufizuar, me rrezik, por Gëzimi e kryen detyrën me profesionalizëm dhe përkushtim shembullor”, thuhet në njoftim.

Këta punëtorë nga Sindikata e Re e KEK-ut po konsiderohen ‘heronj të padukshëm të kazanit’.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/share/v/1ApzpyZMpv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *