LAJMET

Heshti për përplasjet me Kurtin e çështjen e rikandidimit të saj, Peci shihet me Osmanin në Mitrovicë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron sot për një vizitë në qytetin e Mitrovicës, shkruan Gazeta Express.

Në pamjet e publikuara nga mediat, Osmani atje është takuar edhe me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Pecin.

Ky takim i Osmanit me Pecin vjen pas një përudhe përplasjesh që Osmani ka pasur me Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për çështjen e moskandidimit për presidente, tema këto për të cilat Peci s’ka folur fare.

Peci aktualisht është bashkëkryetar në partinë GUXO bashkë me Donika Gërvallën. Të dy kanë trashëguar partinë e themeluar nga Osmani.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *