Hoti kritikon Osmanin: Kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Marrëveshja e Uashingtonit e shtatorit të 2020-ës është zbatuar.
Deklaratës së saj i ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ai tha se Osmani dikur marrëveshjen e Washingtonit e quante “cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin” ndërsa pas 5 vitesh e quan “marrëveshje të mirë”.
“Kjo është ajo që ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror. Marrëveshja që dikur e luftonte për vota, sot shërben për lavdi të rreme”, tha Hoti.
Postimi i plotë i Hotit:
Asgjë e re nga Osmani, vetem hipokrizi e radhës!
Osmani, që dikur e quante Marrëveshjen e Uashingtonit cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin, sot – pas 5 vitesh – e quan “marrëveshje të mirë” dhe madje pretendon se “e kemi zbatuar”.
Kjo është ajo që ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror. Marrëveshja që dikur e luftonte për vota, sot shërben për lavdi të rreme.
Jo, ti e Kurti nuk e keni zbatuar këtë marrëveshje. E keni luftuar atë. Tani po mundohi ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA. Ky është kulmi i mashtrimit politik.