Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar në Hagë Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
Ai këtë takim e përshkroi si emocional dhe të rëndësishëm për të.
“Sot isha në Hagë, pranë dy miqve të mi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Takimi me ta ishte emocional dhe i rëndësishëm për mua personalisht. Ata po përballen me dinjitet me sfida të mëdha, si gjithmonë, me dashuri për Kosovën dhe besim në drejtësi. Qëndrojnë të fortë, të palëkundur, me shpirtin e njëjtë që patën në ditët më të vështira të historisë sonë. Kosova nuk harron”, ka thënë Hoxhaj.