Hykmete Bajrami takohet me diplomatin amerikan
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është takuar me zyrtarin e lartë amerikan të Byrosë për çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.
Bajrmai ka htënë se në takim ja ndarë shqetësimin për krizën e thellë institucionale që po e paralizon vendin.
Postimi i Bajramit:
Isha e nderuar që në Ambasadën e Amerikës në Kosovë, në emër të LDK-së të takoj z. Brendan Hanrahan, Zyrtar i Larte i Byrose per Evrope dhe Euroaziatike.
E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën, si në momentet më të vështira të historisë sonë, ashtu edhe tash për forcimin e Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik.
Në takim ndava shqetësimin për krizën e thellë institucionale që po e paralizon vendin.
Shpreha qëndrimin e LDK-së se Kosova ka nevojë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, kushtetuese dhe demokratike, jo për tentime të njëanshme nga një parti që nuk ka shumicë.
Theksova se LDK nuk i bashkohet rrugëve që e çojnë vendin në qeverisje të papërgjegjshme dhe të dëmshme për raportet tona ndërkombëtare.
LDK qëndron në anën e zgjidhjeve që forcojnë institucionet, ruajnë demokracinë dhe mbi të gjitha i shërbejnë interesit shtetëror.
Ndava propozimin e LDK-së për një qeveri kalimtare, që do të mundësonte tejkalimin e bllokadës dhe kthimin e vendit në normalitet institucional deri në zgjedhjen e presidentit në mars të vitit 2026, si dhe shpreha gatishmërinë e LDK-së për të diskutuar edhe modele të tjera gjithëpërfshirëse që sjellin stabilitet.
LDK mbetet e përkushtuar ndaj rrugës euroatlantike dhe forcimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.