Naim Murseli, i akuzuari për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj është dërguar në Klinikën e Neurologjisë në QKUK.
Atje, ai është dërguar i prangosur këmbë e duar.
Në seancën gjyqësore të mbajtur më 4 qershor në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ishte aprovuar kërkesa e mbrojtjes që Naim Murselit t’i bëhej ekzaminim psikiatrik.