IHK: Nesër temperaturat deri në 33 gradë Celsius
Të mërkurën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 16°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 29 deri 33°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.