LAJMET

IKShPK-ja jep leje për rihapjen e pishinës së Gërmisë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka dhënë leje për rihapjen e pishinës së Gërmisë, pasi rezultatet e mostrave të ujit të marra në këtë pishinë “rezultojnë brenda standardeve të parapara sipas rregullores për pishina”.

“Me qëllim te mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKShPK do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë”, thuhet në njoftim, transmeton Vendisot.info

Njoftimi i plotë:

Komunikatë për media

Prishtinë, 25 korrik 2025

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në kuadër të mandatit të tij për mbrojtjen e shëndetit publik, vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit në pishinën e Gërmisë.

Rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Germisë të marra me datë 23 korrik 2025 rezultojnë brenda standardeve të parapara sipas rregullores për pishina.

Me qëllim te mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë.

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/1054129443584553?ref=embed_post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *