Incidenti i sotëm, Besnik Berisha avokat i Zemajt: U përball me fyerje e sulm fizik, ka qenë viktimë
Deputeti Armend Zemaj i cili ditën e sotme u përfshi në një incident në Prishtinë, me një qytetar, ka marr për avokat Besnik Berishën. Ky i fundit përmes një postimi në Facebook, ka thënë se klienti i tij Zemaj, ‘’nuk ka qenë në asnjë rrethanë nxitës apo agresor i situatës’’.
Berisha ka shtuar se, deputeti Zemaj është ai që ka qenë viktimë e një provokimi dhe fyerjeje të rëndë, ku ka pasur edhe një sulm fizik i paprovokuar.
Avokati Berisha ka shtuar se personi që fillimisht është paraqitur si viktimë, në fakt sipas tij, ka qenë sulmuesi.
Postimi:
Sqarim publik per ata qe kane interes per te verteten;
Lidhur me incidentin e ndodhur sot ne sheshin e Prishtines, ku klienti dhe miku im, deputeti Armend Zemaj, u perballe me fyerje dhe sulm te rende, njoftoj kedo qe ka interes se z. Zemaj nuk ka qene ne asnje rrethane nxites apo agresor i situates.
Perkundrazi, ai ka qene viktime e nje provokimi dhe fyerjeje te rende, pasuar nga nje sulm fizik i paprovokuar, per te cilin eshte dhene deklarate dhe zhvilluar interviste zyrtare ne Polici.
Bashke me z. Zemaj, ngjarjen e kemi sqaruar plotesisht dhe faktet tashme jane te dokumentuara ne duart e hetuesve dhe per dijeni te Prokurorise.
Personi qe ne raportimet e para eshte paraqitur si viktime, ne realitet ka qene sulmuesi dhe agresori i vetem ne kete rast.
Pavaresisht se nuk ka pasur asnje faj apo kontribut ne incident, z. Zemaj ka shprehur keqardhje per situaten, duke manifestuar dinjitet dhe pergjegjesi publike.
Me respekt te plote per median dhe punen e secilit gazetar, kujtoj se raportimi me tituj qe aludojne se z. Zemaj ka sulmuar nje qytetar duhet te korrigjohen dhe titujt te reflektojne faktet reale pa deformine te se vertetes.
Sinqerisht!
