LAJMET

Insistimi i Kurtit për Rashiqin nënkryetar, Cakolli: Me vetëdije vendi po shtyhet drejt një krize të re edhe më të thellë

Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar për vazhdimin e seancës së sotme në Kuvend, po janë hedhur për votim me short e janë eliminuar një numër emrash për nënkryetar, meqë për të tretën herë s’kanë marrë votat e mjaftueshme.

Cakolli ka thënë se me qëllim vendi po shtyhet drejt një krize të re edhe më të thellë se kriza për zgjedhjen e kryetarit.

Ai ka thënë se Kuvendi rrezikon që të mos ketë arsye për t’u mbledhur, në rast se do të konsumohet procedura e shortit dhe asnjë prej deputetëve s’do të marrë votat e mjaftueshme për nënkryetar.

“Po bëhet gjithnjë e më e qartë se vendi po shtyhet me vetëdije drejt një krize të re kushtetuese, edhe më të thellë se ajo për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.Me konsumimin procedural të të gjitha kandidaturave të mundshme nga radhët e komunitetit serb – sado që vetë procedura e ndjekur nuk është në harmoni me aktgjykimet e Kushtetueses – pas seancës së ardhshme, Kuvendi mund të mos ketë më as për çka të mblidhet, pasi nuk do të ketë më asnjë kandidat që mund të propozohet”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka thënë se e gjithë kjo po bëhet për shkak të shkeljeve procedural e shkelje së aktgjykimeve dhe s’ka përjshtaur faktin që mund të procedohet kjo çështje përsëri në Kushtetuese.

“E gjithë kjo situatë, si rezultat i devijimeve procedurale dhe shkeljes së aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Kuvendit, do të përfundojë ose si rast i ri në Kushtetuese, ose eventualisht me zgjedhje të reja pas skadimit të afatit 30-ditor, varësisht prej përfundimit të shqyrtimit të kërkesës së dërguar nga Presidentja.Nëse do të kemi inicim të një rasti të ri kushtetues, përveç humbjes së disa javëve apo muajve, skenari më i mirë do të ishte anulimi dhe rikthimi i procedurës në pikën zero, duke u kthyer te praktika e votimit të nënkryetarëve të komuniteteve në pako. Por në rastin më të keq të mundshëm, rrezikohet një precedent që kodifikon një lloj shumice të dyfishtë për propozimin dhe zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve – skenar që duhet shmangur me çdo kusht”, ka shkruar ai.

Deri tani asnjë kandidat i Listës Serbe s’ka marrë votat e mjaftueshme për nënkryetar, derisa Nenad Rashiq ka dështuar edhe herën e dytë t’i marrë votat, duke i mbetur vetëm edhe një mundësi që të rikandidohet.

https://www.facebook.com/share/p/19YSV5WauL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *