Inspektorati Shëndetësor mbyll 8 institucione private pa licencë
Tetë institucione shëndetësore private janë mbyllur këtë javë nga Inspektorati Shëndetësor, pasi janë kapur duke operuar pa licencë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Vitia tha se aksioni është pjesë e inspektimeve të rregullta që kanë për qëllim garantimin e respektimit të ligjit dhe standardeve të shërbimeve shëndetësore.
Ai ka falënderuar Inspektoratin Shëndetësor dhe inspektorët për angazhimin dhe punën e përditshme në terren.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/share/p/16RcJpx6GA/