Interesim shumë i madh për protestën kundër vendimeve të Gjykatës Speciale
Ka filluar të mbushet sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, aty ku pas pak pritet të fillojë protesta e organizuar nga organizatat e dala nga lufta.
Kjo protestë po zhvillohet për të kundërshtuar vendimet e Gjykatës Speciale në Hagë, që aktualisht po gjykon ish-krerët e UÇK-së.