“Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, ‘Shqiponja’ nga Vushtrria rrëfen tmerrin që thotë se e përjetoi nga babai
Ish banorja e reality show “Shpija e Kosovës”, Suzana Tahiri, ka publikuar foto në gjendje të rëndë shëndetësore, duke thënë se është rrahur brutalisht nga babai i saj.
Ajo thotë se babai e ka goditur me çekan në kokë.
“Ne ket gjendje me solli nje kafsh Baba im me mjet ftoht qekan me ra ne kok per her par dikush jeten time qe ka ushtru dhun fizike trupin tim
Me.kan ofru ndihm.bashfshataret Pantines. Polocia Emrgjenca kerkoj denim maksimalm Po ashtu kerkoj ndihm.fincjare me dal nga ky vend po te lirohet aj.jam vdekur. Un luft skam petjetu po tmerrin dhunen kemi pas nga ky ish polic kohen jogusllavis”, thotë Suzana Tahiri.
Ajo kërkon nga organet e drejtësisë të marrin masa ndëshkuese ndaj babait të saj, përderisa kërkon ndihmë financiare.
Ndryshe, Suzana Tahiri njihet në publik me nofkën “Shqiponja”, pasi që ka të bërë një tatuazh të madhe në shpinë.