Kaluan mbi 30 minuta, deputetët ende nuk nisin tentimin e 54-të për konstituim
Edhe pse seanca e 54-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ishte paraparë të fillonte në orën 22:00, ajo ende nuk ka nisur, edhe pas më shumë se 30 minutash vonesë.
Ajo çfarë bie në sy është se një pjesë e madhe e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ende nuk janë të pranishëm në sallë.
Ndërsa opozita janë të pranishëm në numër më të madha.