Kandidaturat për Drenasin, Lladrovci: Nuk ka bir nane që më largon nga PDK-ja
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar në lidhje me kandidaturën e tij pasi javën e ardhshme kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pritet të votojë për kandidatët për kryetarë, në rastin e Drenasin do ta zgjedhin kandidatin pasi Lladrovci ka kundër-kandidatë.
Lladrovci ka përsëritur se kjo dukuri nuk ka ndodhur më parë, që dikush tjetër të vendos në emër të degës së Drenasit.
Ai përmendi faktin se Komuna e Drenasit disa herë ishte kamion në përformancë, duke thënë se pse nuk ishin në këtë nivel komunat që do vendosin për fatin e Drenasit, duke iu referuar kryesisë së PDK-së.
Por, Lladrovci, ka thënë se “nuk ka bir nëne që e largon nga PDK-ja”.
Ai ka insistuar që po tentohet të instalohen bedelët për të qeverisur me Drenasin.
Reagimi i plotë: