Kastrati e konfirmon: Do t’i hyjë gares edhe për një mandat (VIDEO)
Në një prononcim për Vendi Sot, Ekrem Kastrati Kryetar i Malishevës, e ka konfirmuar se në zgjedhjet lokale 2025, do t’i hyjë garës edhe për një mandat.
“Në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti, do të kandidohem sërish edhe për një mandat, ku do të sjellim ofertën tonë para qytetarëve të komunës së Malishevës. Ofertë e cila është për vazhdimin e projekteve për ‘Malishevën urbane’, por edhe me pjesën rurale përkatësisht zhvillimin e infrastrukturës, për katër vitet e ardhshme”, ka potencuar Kastrati./Vendi Sot/
Prononcimi i plotë: