LAJMET

Katër të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Prishtinë

Katër persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes tri veturave në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Xheladin Rekaliu në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë janë lënduar katër persona”, tha Pllana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *