Korporata Emergketole e Kosovës ka njoftuar bizneset që kanë dalë në treg të hapur se është shtyrë për një ditë afati për lidhjen e kontratave me këtë korporatë për furnizim me rrymë.

KEK-ui tha se afati u shty deri nesë për shkak të “interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve”.

“Të nderuar konsumatorë, Ju falënderojmë për interesimin e treguar dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm. Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë, ju njoftojmë se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF), bazuar në vendimin e ZRRE-së, është shtyrë deri nesër, më dt: 10.06.2025”, thuhet në njoftim.

“Nëse jeni ndër konsumatorët që preken nga ky vendim dhe ende nuk keni lidhur kontratën tuaj, ju ftojmë të veproni sa më parë”, thotë KEK-u.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë