LAJMET

KFOR njofton se ushtarë shqiptarë e austriakë janë dislokuar në Kosovë, zëvendësojnë njësitë bullgare dhe greke

KFOR ka bërë të ditur se ushtarët shqiptarë dhe austriakë të Forcës Rezervë Operacionale Shumëkombëshe, kanë përfunduar sot dislokimin e tyre në Kosovë në mbështetje të këtij misioni, duke zëvendësuar njësitë bullgare dhe greke.

Nga KFOR është thënë se forca rezervë përforcon aftësitë operacionale dhe gatishmërinë e KFOR-it për çdo skenar të mundshëm, rotacion i cili ndihmon që ato të mbeten të përqendruara dhe të trajnuara mirë.

‘‘Forca Rezervë Operacionale (ORF) përforcon aftësitë operacionale dhe gatishmërinë e KFOR-it për çdo skenar të mundshëm. Rotacioni i trupave ndihmon që ato të mbeten të përqendruara dhe të trajnuara mirë, në mënyrë që të përmbushin mandatin afatgjatë të Kombeve të Bashkuara të KFOR-it, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999’’, thuhet mes tjerash nga KFOR.

https://www.facebook.com/share/p/1BCH2574Xf/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *