Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, zhvilloi sot një takim në Prishtinë me shefin e Forcave të Armatosura të Zvicrës, Thomas Sussli. Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Thomas Sussli vlerësoi përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it në sigurimin e një ambienti të sigurt për të gjitha komunitetet.

Ndërkaq, Barduani përgëzoi kontributin e gjatë dhe të vazhdueshëm të Zvicrës në KFOR dhe stabilitetin rajonal, duke shprehur mirënjohje për profesionalizmin dhe angazhimin e kontingjentit zviceran.

https://www.facebook.com/NATOKFOR/posts/1048441707387962?ref=embed_post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë