“Komuna e Lipjanit duhet të shpallë ditë zie, një qytetar i saj ka vdekur në duart e policisë”
Avokati Arianit Koci, ka thënë se Komuna e Lipjanit duhet të shpallë një ditë zie, për vdekjen e Agon Zejnullahut, i cili vdiq në duart e policisë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ngjarja e rëndë ka tronditur gjithë opinionin publik dhe kërkon reagim institucional.
Postimi i Kocit:
Komuna e Lipjanit duhet ta shpallë një ditë zie.
Një qytetar i saj ka vdekur në duart e policisë. Ngjarje e rëndë, që ka tronditur gjithë opinionin publik – dhe që kërkon reagim institucional.
Prandaj, kjo nuk është çështje politike. As juridike.
As amnisti. As prejudikim i çështjes penale.
Është, para së gjithash, një nderim njerëzor – ndaj viktimës, ndaj familjes së tij, dhe ndaj të gjithë neve si qytetarë që kërkojmë drejtësi dhe dinjitet.
Pikërisht në këso momente, ndërtohen ura mes institucioneve dhe shoqërisë.
Ura të përgjegjësisë, të ndjeshmërisë dhe të respektit për jetën njerëzore.