Konjufca: Duam qeveri afatshkurtër, sa për ta votuar buxhetin e shmangur zgjedhjet, pa koalicione
Glauk Konjufca, i propozuari i Albin Kurtit për kryeministër, ka folur pasi ka dalë nga mbledhja e Këshillit të Përgj8thshëm të VV-së.
Konjufca kur është pyetur për numrat, ka thënë se duan një qeveri afatshkurtër për të shmangur mbajtjen e dy palë zgjedhjeve dhe për të votuar buxhetin.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës e ka bërë të qartë se kjo qeveri afatshkrutër do të jetë pa koalicione dhe ka potencuar se pret reflektimin partive ish-opozitare.
