LAJMET

Kosovarit i humb telefoni në Lezhë, ia gjen policia

Një shtetasi të Kosovës, të cilit i kishte humbur telefoni në Lezhë, iu gjet nga Policia Rrugore në Shqipëri.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi nga ana e Policisë së Shtetit, duke njoftuar se telefoni i gjetur i është kthyer pronarit.

“Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë patrullimit në qytetin e Lezhës, kanë gjetur në rrugë, një celular. Nga verifikimet e kryera rezultoi se celulari i përkiste një shtetasi kosovar”.

“Shërbimet e Policisë kanë kontaktuar me shtetasin kosovar dhe i kanë kthyer atij, celularin që i kishte humbur. Ai i falënderoi punonjësit e Policisë, për profesionalizmin dhe për korrektesën”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/share/v/1Fp2zfJiv2/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *