LAJMET

KQZ certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 Dhjetorit për Kuvendin e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025. Rezultatet u certifikuar për 24 subjektet politike dhe kandidatët e tyre.

Para certifikimit, kryesuesi Radoniqi njoftoi se PZAP dhe Gjykata Supreme kanë përfunduar me trajtimin e ankesave të parashtruara në këto institucione kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026 dhe nuk ka ndryshime, thuhet në njoftimin e KQZ.

Anëtarët e KQZ-së votuan për shpalljen e rezultateve të këtyre subjekteve politike:

1. Lëvizja VETËVENDOSJE!;

2. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK;

3. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;

4. AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS;

5. SRPSKA LISTA;

6. NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA;

7. KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP;

8. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

9. KOALICIJA VAKAT;

10. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA;

11. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;

12. SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;

13. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;

14. PSA;

15. PAI-PDAK-LPB;

16. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;

17. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës;

18. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;

19. PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR;

20. FJALA;

21. Iniciativa Qytetare Për Kosovë;

22. KOSOVSKI SAVEZ;

23. Kosovaki Nevi Romani Partia; dhe

24. Nedžmidin Sejdilar.

Rezultatet e certifikuara të KQZ-së janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së, në hapësirën Rezultatet e Zgjedhjeve ose në këtë vegzë: https://kqz-ks.org/rezultatet/zgjedhjet-per-kuvend-te-kosoves/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *