LAJMET

KQZ konfirmon që me 75 përqind të kutive të verifikuara, Tahiri prin me 5 përqind dallim ndaj Pecit

Në Komunën e Mitrovicë së Jugut është duke vazhduar procesi i verifikimit të votave. Sipas të dhënave nga Qendra Komunale e Numërimit, nga rreth 75 % sa janë verifikuar deri tani, Arian Tahiri i PDK-së është duke prirë me 11 mijë e 355 vota apo 50.04 %.

Derisa Faton Peci është i dyti me vetëm 45.76% apo 10 mijë e 383 vota.

Gëzim Plakolli i LDK-së është në vendin e tretë me vetëm 773 vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *