LAJMET

Krasniqi: Gjykata ta vlerësojë sa më parë lëndën, të bie poshtë insistimi për votim të fshehtë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të 42-të të konstituimit të kuvendit, duke e quajtur këtë fatkeqësi.

Krasniqi tha se qytetarët po e presin konstituimin e kuvendit, e për të cilin, sipas tij, ka shumë nevojë shteti.

“Është e pashpjegueshme kryeneçësia politike e një grupi përfaqësuesish – të cilët vazhdojnë të këmbëngulin në shkelje të Rregullores, Ligjit e Kushtetutës”.

“Uroj që Gjykata Kushtetuese të vlerësoj sa më parë lëndën tonë – që të bie poshtë insistimi i turpshëm dhe jokushtetues për votim të fshehtë – në mënyrë që të konsituojmë Kuvendin brenda afatit 30 ditor”, tha Krasniqi.

Tutje, ai tha se me qëndrimin e tyre, PDK-ja ka zgjehdur Kushtetutën dhe Ligjin për t’i dhënë zgjidhje bllokadës.

“Ne kemi zgjedhur Kushtetutën dhe Ligjin për t’i dhënë zgjidhje bllokadës – dhe aty do të mbështetemi deri në fund. Tym e zjarr për Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk kemi, ashtu siç kishte Kurti e Lëvizja Vetevendosje në të kaluarën”, tha ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *