LAJMET

Krasniqi-Goodman mbështet protestën e 7 gushtit: Jam aty për historinë, për dinjitetin, për Kosovën

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka shprehur mbështetjen e saj për protestën që do të mbahet më 7 gusht, e organizuar si reagim ndaj, siç thuhet, “padrejtësive të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së”.

Krasniqi-Goodman ka shpjeguar arsyet pse ka vendosur të jetë pjesë e kësaj proteste, duke vënë theksin tek nevoja për drejtësi të barabartë dhe ruajtjen e dinjitetit historik të luftës çlirimtare.

Postimi:

Arsyeja pse më 7 gusht do të jem në protestë është e thjeshtë: përballë një bote ku kriminelët serbë ende janë të lirë, është e papranueshme që ish-ushtarët tanë të përballen me padrejtësi.

Unë nuk dal për të mbrojtur individë, por për të mbrojtur dinjitetin tonë kolektiv, të drejtën tonë për drejtësi të barabartë. Dal si qytetar i këtij shteti, që s’mund të rrijë duarkryq teksa historia jonë përpiqet të njolloset me standarde të dyfishta.

Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi, e nuk mund të ketë drejtësi pa të vërtetën e luftës sonë çlirimtare.

UÇK-ja nuk ishte krim – ishte mburoja e këtij populli.

Prandaj më 7 gusht jam aty. Për historinë, për dinjitetin, për Kosovën!

https://www.facebook.com/share/p/1Apu8DTZZX/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *