LAJMET

Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar zyrtarin e lartë për Çështje Evropiane të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan.

Krasniqi tha se me Hanrahanin folën për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, teksa tha se ritheksoi përkushtimin e PDK-së për bashkëpunim politik, funksionalitet institucional dhe zgjidhje që i shërbejnë qytetarëve.

“Kosova ka nevojë për stabilitet të qëndrueshëm, ekonomi të fortë dhe zhvillim në çdo fushë. Theksova rëndësinë e mbështetjes amerikane për aspiratat tona euroatlantike dhe përpjekjet për integrim ndërkombëtar”.

“Biseduam gjithashtu për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, si dhe për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm i vendit, e ku sipas tij, Kosova është dhe do të mbetet partnere e palëkundur e tyre.

https://www.facebook.com/share/p/1Cs3y3We1W/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *