LAJMET

Krasniqi: VV pati qëllim të krijojë bllokadë që Albulena Haxhiu të vijë si u.d. Presidente për ta kapur Prokurorinë

Albert Kransiqi nga “Demokracia Plus”, ka thënë se sa herë që LVV nuk i ka numrat e nevojshëm për të marrë atë që do, ajo zgjedh bllokadën para kompromisit.

Ai tutje shtoi se takimet me opozitën ishin vetëm një farsë politike.

Kështu, ai tha se LVV pati qëllim të krijojë një bllokadë që Albulena Haxhiu të jetë ushtruese e detyrës e Presidentes.

“Sa herë që LVV nuk i ka numrat e nevojshëm për të marrë atë që do, ajo zgjedh bllokadën para kompromisit. Takimet me opozitën ishin vetëm një farsë politike, që synonte të krijonte përshtypjen publike se po bëhen përpjekje për zgjedhjen e Presidentit”.

“Në realitet, që nga fillimi qëllimi ka qenë tjetër: të zvarritet procesi dhe të krijohet një bllokadë institucionale deri në përfundimin e mandatit të Presidentes Osmani. Në një skenar të tillë, ajo largohet nga zyra dhe funksionin e Presidentes e ushtron Kryetarja e Kuvendit. Kjo do t’i jepte shumicës mundësinë të kapë edhe organin e akuzës dhe, përmes kësaj, të rrisë presionin dhe shantazhin politik ndaj opozitës”, ka thënë ai.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *