LAJMET

Krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore ndaj Faton Klinakut për kanosje ndaj Albin Kurtit

Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cilët po akuzohen për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Të akuzuarit u paraqitën në gjykatë dhe u deklaruan të pafajshëm, ndërsa Kurti mori pjesë në cilësinë e të dëmtuarit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, më 30 gusht 2023, Klinaku kishte përsëritur një postim në Facebook me përmbajtje kërcënuese ku shkruante: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova”. Ky postim u vlerësua nga prokuroria si vepër penale e kanosjes.

Në deklarimet e tyre para gjykatës, Klinaku dhe Selmani mohuan akuzat. Klinaku tha se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe nuk bëhet fjalë për kanosje, ndërsa edhe Selmani e mohoi fajësinë me fjalët: “Jo, nuk e pranoj”.

Gjatë seancës, gjykatësi Rrahman Beqiri njoftoi palët se, sipas nenit 240 të Kodit të Procedurës Penale, mbrojtësit e të akuzuarve kanë afat 30-ditor për të paraqitur kundërshtimet ndaj provave.

Albin Kurti, i cili ishte i pranishëm në sallë, deklaroi se nuk do të paraqesë kërkesë pasurore-juridike ndaj të akuzuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *