LAJMET

Kriza politke në vend, Gashi: Ideja mbi të cilën është ndërtuar Kosova është kompromisi, e jo dominimi politik

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kriza institucionale në Kosovë nuk është vetëm politike apo kushtetuese, por lidhet me mungesën e kulturës së kompromisit.

“Ideja mbi të cilën është ndërtuar shteti i Kosovës nuk është ide e dominimit politik, por ide e kompromisit”, ka shkruar Gashi në një reagim publik.

Ai thekson se edhe vetë pavarësia e vendit është rezultat i një kompromisi historik, duke iu referuar vizionit të Ibrahim Rugova.

Sipas tij, kjo filozofi është reflektuar edhe në Kushtetutën e Kosovës.

“Kushtetuta e Kosovës është ndër dokumentet më gjithëpërfshirëse në Evropë për mbrojtjen e komuniteteve dhe balancat institucionale”, ka theksuar ai.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *