Kurti bën skena, hyn në sallë, pastaj del, marrëveshje s’ka me askënd, seanca po vonohet qe një orë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dalë jashtë sallës kryesore të Kuvendit, nga aty ku pas pak, pritet që ai ta prezantojë për votim përbërjen e qeverisë së re.
Ndonëse shkoi aty me vonesë, ai doli pas disa minutash nga salla.
Seanca e jashtëzakonshme që ishte thirrur për në orën 10:00, nuk ka nisur ende.
Aty mungon edhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha – që duhet ta hapë seancën – si dhe nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Në ditët e fundit të afatit kushtetues, ndërsa i duhej ta krijonte një shumicë në Kuvend për formimin e qeverisë së re, Kurti nuk ka arritur ta gjejë ndonjë partner qeverisës.
Siç duket, ai po tenton që me deputetë të caktuar t’i sigurojë 61 votat e nevojshme.
