LAJMET

Kurti e pranon që Basha ishte një provë e VV-së për kryetar Kuvendi

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, në konferencën që po e mban një ditë pas dështimit të madh për Qeverinë ‘Kurti 3’, është pyetur për kryeparlamentarin Dimal Basha, të cilin e propozoi për ministër të Infrastrukturës.

Në deklarimin e tij, Kurti e pranoi se Basha ishte një provë e Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit, raporton Klankosova.tv

Ai tha se me Bashën e provuan pasi me Albulena Haxhiu ishte e pamundur që të vazhdohet tutje.

“Për Dimal Bashën, gjithmonë e kam paramenduar në ekzekutiv. Propozimin i LVV-së për kryetar Kuvendi ka qenë Albulena Haxhiu. Meqenëse u bë e pamundur të ecet përpara me Haxhiun, atëherë ne filluam të provojmë emra të tjerë. Nuk është mirë të nxjerrën konkluzione. Në fund, u votua Dimali. E bën shumë mirë punën si kryetar Kuvendi. Nuk kam asnjë vërejtje për punën e tij. Por besoj që vlera e tij e madhe do të ishte në ekzekutiv. Ajo çfarë besojmë e dëshirojmë dhe ajo që realizohet, shpeshherë nuk përputhen. Duket që po e duan aty.” – tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *