Kurti i drejtohet edhe audiencës ndërkombëtare: Jemi me ShBA-në kundër ambicieve bërthamore të Iranit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i është drejtuar edhe audiencës ndërkomnbëtare në “X” – në gjuhën angleze – se Kosova qëndron me ShBA-në kundër ambicieve bërthamore të Iranit.
Kjo pas bombardimit të madh që ShBA kreu ndaj tre centraleve bërthamore të Iranit.
“Armët bërthamore në duart e regjimeve autoritare përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë globale. Kosova qëndron fort përkrah SHBA-së dhe BE-së në kundërshtimin e ambicieve bërthamore të Iranit. Paqja dhe stabiliteti duhet të mbizotërojnë për mbrojtjen e civilëve dhe të ardhmen e rajonit”, shkroi Kurti në “X”.