LAJMET

Kurti: Janë 35 ura mbi Ibër

Dje u vu themeli i dy urave të reja mbi Ibër, ku mori pjesë dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

E, i pyetur në Tëvë1 se kur do të hapet ura kryesore e Ibrit, siç kishte deklaruar, ai tha se beson se do të hapet por që s’do ta hapë ai vet fizikisht.

“Kam thënë do ta hapim, nëse kam thënë do ta hapi unë kam bërë gabim sepse unë nuk do të shkoj ta hapi të përplasem me policët karabinierë. Unë mendoj se ajo urë do të hapet. Janë 35 ura mbi Ibër, kjo është kryesorja”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *