LAJMET

Kurti për emrin e Presidentit: Edhe unë jam kurreshtar, është çështje orësh

Kryeministri Albin Kurti përmendi “çështje orësh”, ndërsa iu përgjigj gazetarëve kalimthi teksa po hynte në Kuvend për mbledhjen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

I pyetur për emrin e Presidentit, ai tha se edhe ai vetë është kurreshtar.

“Jemi duke shkuar në mbledhjen e grupit tonë parlamentar. Besoni që ngapak edhe unë jam kureshtar porsi ju. Është çështje orësh derisa t’i mësojmë që të gjitha që të gjithë bashkë”, tha Kurti.

Gazeta Express mori vesh më herët se emri i Andin Hotit, ministrit për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, po shqyrtohet LVV-ja, në fund të afatit për zgjedhjen e Presidentit, që përfundon nesër në mesnatë. Djali i veprimtarit dhe intelektualit të zhdukur, Ukshin Hoti sapo është bërë ministër në Qeverinë Kurti 3. Më herët ka qenë kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Glauk Konjufca, emri i përmendur dje si opsioni të cilin LVV ka zgjedhur ta propozojë për President, nuk ka pranuar që të përfshihet në një proces pa konsensus mes partive politike dhe ende pa asnjë marrëveshje për kandidatin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *