LAJMET

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq, raporton Vendisot.info

“Duke reflektuar për bashkëpunimin e ngushtë në këto katër vite së bashku, Kryeministri vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale, miqësinë dhe partneritetin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sllovenisë”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren për kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona, si dhe për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugëtimin drejt integrimit euro-atlantik.

Duke i uruar suksese në detyrat dhe angazhimet e radhës, kryeministri Kurti u shpreh se ambasadorja Benedejqiq është një mike e Kosovës dhe përherë e mirëseardhur në vendin tonë./Vendisot.info

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *