LAJMET

Kurti reagon pas ‘rezultateve’ të para, s’përmend ndonjë fitore: Koha e komisionerëve dhe vëzhguesve

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka reaguar duke falëndruar votuesit e Vetëvendosjes, por s’ka përmendur ndonjë fitore të partisë së tij.

Ai pati edhe një porosi për komisionerët e vëzhguesit e zgjedhjeve.

“Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi. Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara. Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve”.

https://www.facebook.com/share/p/1CbqZkiJx4/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *