LAJMET

Kurti uron Hamzën për zgjedhjen në krye të PDK-së, flet për “bashkëpunim mes spektrit politik për avancimin e vendit”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen e këtij të fundit, si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Në postimin e tij, Kurti ka deklaruar parime themelore për funksionimin dhe avancimin e vendit, janë proceset zgjedhore brenda partisë, si dhe, bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik.

I pari i VV-së, ka deklaruar edhe se, ai do të ‘’vazhdojë angazhimin për bashkëpunim korrekt’’ në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

‘‘I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë.

Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës’’, ka shkruar Kurti.

https://www.facebook.com/share/p/1CyLKimrue/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *