Ky është mërgimtari që dyshohet se humbi jetën në Ujman
Një person dyshohet se është mbytur gjatë ditës së sotme në liqenin e Ujmanit.
Siç raporton Sinajli, viktima është Rr.Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë e Mitrovicës. I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, i cili shtoi se personi në fjalë ishte hedhur nga ura por nuk kishte dalë më në sipërfaqe.