LAJMET

Lajm i rëndë, mjekët e QKUK konfirmojnë vdekjen e të miturit që u gjet në lumin e Gadimes: E sollën pa shenja jete

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori Dr. Naser Syla dhe kujdestarja Dr. Dafina Basholli, konfirmuan lajmin e rëndë për vdekjen e të miturit që u gjet në lumin e Gadimes, edhe përkundër përpjekjeve për ta shpëtuar.

E kontaktuar nga Gazeta Express, mjekja Dafina Basholli tha:

“Pacienti ka ardhë pa shenja jete, përkundër masave ranimuese pacienti ka ndërruar jetë”, tha doktoresha Basholli.

Ndërkaq, Dr. Naser Syla lidhur me rastin e rëndë tha; “është sjellë pa shenja jete, për fat të keq edhe përkundër të gjitha masave të RCP nuk kan rezultuar me sukses, kështu që është konstatu vdekja”, tha Syla me një përgjigje me shkrim për Express.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *