Latifi: Këta që sot e përdhosin shtatoren e Skënderbeut, nesër do ta përdhosin edhe shtatoren e Adem Jasharit
Profesori universitar, Blerim Latifi thotë se pas shtatores së Skenderbeut, e njëjta situatë do të ndodhë edhe me atë të Adem Jasharit.
Ky reagim erdhi pasi shtatorja e Skenderbeut në Prizren u ngjyros me ngjyrë ari.
Postimi i plotë:
Këta që sot e përdhosin shtatoren e Skënderbeut, nesër do ta përdhosin edhe shtatoren e Adem Jasharit. Të jeni të sigurt për këtë.
Sepse janë të një fare dhe ushqehen nga i njëjti burim antishqiptar.
Sepse Adem Jashari, fund e krye, është brenda konceptit të Skënderbeut për luftën kundër shtypjes dhe tiranisë. Këtë e dëshmon flamuri me të cilin luftoi dhe ra Adem Jashari. E dëshmon kredoja e tij jetësore: “Besa-besë dhe veç një vdekje, tjetër s’ka; në grykë të pushkës”.
Një kredo kjo puro shqiptare dhe puro skënderbegiane. Dhe vetëm e tillë.