“Liria ka emër” mbajti sot një konferencë për media, në të cilën u deklaruan ideatori i platformës, Ismail Tasholli dhe deputeti i PDK-së Përparim Gruda. Përmes kësaj konference u theksua nevoja për një proces gjyqësor të paanshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët janë duke u gjykur në Hagë, raporton Vendi Sot

Tasholli, bëri një thirrje për respektimin e plotë të Kushtetutës së Kosovës dhe garantimin e një procedure të drejtë, duke shprehur shqetësimin se gjyqi duhet të bazohet në parimet e drejtësisë dhe jo në paragjykime politike.

“Kjo nuk është thjesht kërkesë për drejtësi për individët e përfshirë, por edhe një provë e integritetit të sistemit ndërkombëtar të drejtësisë në raport me një shtet që ka zgjedhur rrugën e demokracisë”, deklaroi Tasholli.

Njëkohësisht, iu bë thirrje shteteve financiuese të kësaj gjykate që të marrin përgjegjësinë e tyre institucionale dhe morale për të siguruar që procesi të zhvillohet në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Gjykata duhet të punojë në bazë të parimeve të drejtësisë, jo të ndikohet nga interesa të njëanshme apo agjenda politike”, u theksua gjatë konferencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë