LAJMET

Lirohen nga paraburgimi pesë policët në rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që të ndryshohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan dhe t’iu ndërpritet masa e paraburgimit pesë policëve në rastin e Lipjanit.

Të njëjtit janë liruar menjëherë dhe do të mbrohen në liri që nga sot.

Këtë e ka konfirmuar edhe avokati i Endrit Beqirit, Besnik Berisha, i cili tha se me këtë vendim të Apelit ka folur drejtësia.

“Drejtësia foli. Pesë zyrtarët policorë që padrejtësisht u paraburgosën nga sot janë të lirë. Kjo nuk ishte thjesht një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, ishte një betejë për arsyen, për të drejtën dhe për të mos lejuar që frika nga opinioni ta zëvendësojë ligjin”, shkroi Berisha.

Pesë policët janë arrestuar më 7 korrik pasi dyshohen për “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit në Lipjan, Agon Zejnullahut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *