LAJMET

Lladrovci: Nuk është aq i pameçëm Memli Krasniqi mos me pranu rezultatin tim

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është pyetur për deklaratat e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi për problemet në degën e Drenasit, dhënë në “Pressing” të T7.

Lladrovci ka thënë në “Debat Plus” se Krasniqi “nuk është aq i pamençur sa mos ta pranojë rezultatin e tij”. Tutje, Lladrovci ka thënë se qeveria e tij lokale ka qeverisur me duar të pastra, duke thënë se beso që Krasniqi e pranon këtë.

Por, thotë se Krasniqi po përpiqet ta mbajë një balancë.

“Unë nuk besoj që Memli Krasniqi nuk e ka pranu rezultatin tim sepse nuk është aq i pamençur mos me pranu rezultatin. Unë e kam përcjell atë ditë debatin, ai po provon me mbajtë njëfarë balanci”, ka thënë Lladrovci.

Ndryshe, Lladrovci, ka thënë se në zgjedhjet lokale të Drenasit pret të fitojë 70-72% të votave.

Ai tha se në zgjedhjet nacionale PDK në Drenas mori 74%.

Në “Debat Plus”, Lladrovci theksoi se nuk ka nevojë të ndahet PDK nga Ramiz Lladrovci.

Tutje, tha se PDK duhet dhe beson që është krenare me punën e Komunën e Drenasit.

“Sot ne si PDK kemi fitu 74% në zgjedhjet qendrore, dhe unë pres që 70-72% në zgjedhjet lokale. PDK krye me Ramiz Lladrovcin, pse duhet me u nda nga PDK nga Ramiz Lladrovci. PDK duhet me qenë dhe besoj është krenar për punën që e kemi bërë”, ka thënë Lladrovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *