SPORT

Llapi nënshkruan me lojtarin e Vorës

Klubi Futbollistik Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e qendrës, Xheis Rushiti.

Rushiti i bashkohet Llapit pas aventurës së tij me KF Vorën, klub me të cilin u shpall kampion në Kategorinë e Parë në Shqipëri, duke u inkuadruar në Kategorinë Superiore.

“Sulmuesi është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore dhe do jetë forcë shtesë për edicionin e ri”, shkroi Llapi, transmeton Klankosova.tv.

Eksperienca me Llapin, për Rushitin do të jetë e para në Kosovë, teksa më herët ka luajtur edhe për Tiranën dhe Partizanin.

https://www.facebook.com/share/p/1Rkbnk7B1T/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *