Loredana ka reaguar për herë të parë pas thashethemeve që po qarkullojnë në mediat rozë, ku aludohet se ish-partneri i saj, Jozi, është në një lidhje të re dashurie, shkruan Gazeta Sinjali.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Loredana u pyet për një foto të Jozit që po qarkullon në rrjetet sociale, e cila ka ngjallur dyshime për një romancë të re të tij. Ajo u shpreh e qetë dhe indiferente ndaj kësaj çështjeje.

“Duan të marrin vesh gjithçka. Për lajmin që doli për Jozin, më thanë si ndihesh. Thashë: shumë mirë, zoti i bekoftë. Si ndihem? Nuk më bën asnjë përshtypje”, u shpreh shkurtimisht Loredana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë