Kreu i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, në një intervistë për Frontal të T7 ka thënë se nuk beson që partia e tij ka votë për një kandidat të LVV-së për kryetar të Kuvendit apo kryeministër.

Lushtaku e ka cilësuar Kurtin si një kryeministër të papërgjegjshëm që sipas tij, e do vetëm karrigen dhe nuk shqetësohet për hallet e qytetarëve.

Ai ka thënë se nuk i kupton qytetarët e Kosovës që e votojnë Kurtin.

“Nuk i kuptoj qytetarët. Qytetarët duhet me i vlerësu jo llafet, jo fjalët. Duhet me e vlerësu punën”, ka thënë Lushtaku.

Ish-komandanti i UÇK-së ka thënë se në disa raste i pyet njerëzit t’ia tregojnë se cili është një projekt që e ka nisur Qeveria Kurti dhe të cilin e ka përfunduar.

Tutje Lushtaku ka thënë se Kurti nuk shqetësohet për Kosovën dhe sipas tij në momentin që Kurti do t’i humb zgjedhjet, ai do të largohet nga Kosova.

Sami Lushtaku në këtë intervistë  ka thënë se kur kanë qenë të gatshëm të vdesin në luftë, atëherë duhet të jenë të gatshëm “t’ia tregojnë vendin Albin Kurtit”.

“Unë s’kam familje jashtë. 15 nipa e mbesa i kam në Kosovë.Albin Kurtit nuk i dhemb shpirti. S’e ka kërkand këtu. Unë besoj që ai nesër kur ti humb zgjedhjet, ka me ik prej Kosovës. Qytetarët e Kosovës duhet me qenë ma.. po pritoj me përdor terme të rënda. Kur kemi qenë në gjendje me dekë, duhet me qenë të gatshëm këtij Albin Kurtit me ia tregu vendin”, ka thënë Lushtaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë