Maqedonci takohet me Komandantin e KFOR’it, flasin rreth situatës së sigurisë
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim Komandantin e KFOR’it, Ozkan Ulutas.
Maqedonci ka thënë se me Ulutas kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë, shkruan Reporteri.net.
“Gjithashtu shpreha dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë”, thuhet në njoftim.
