Më 7 gusht protestë popullore për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Shoqatat e dala nga lufta kanë paralajmëruar një protestë popullore më 7 gusht, në ora 17:00, në shenjë përkrahjeje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se protesta do të mbahet për shkak të, siç e ka quajtur ai, “papërgjegjësisë së institucioneve të vendit”, si dhe për faktin që Gjykata Speciale po shkel të gjitha të drejtat e të akuzuarve.
Ai theksoi se “kjo gjykatë është e papranueshme për popullin e Kosovës”, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë.
“Për shkak të papërgjegjësisë së institucioneve të vendit ndonëse ende nuk janë formuar. Do të protestojmë për dhomat e specializuara e cila po I shkel të gjitha të drejtat. Ju e dini rastin e fundit që ka ndodhur me gardianin dhe ky nuk është I fundit ka qenë dhe një më herët që Gjykata Speciale përdor njerëz brenda për me diku në procesin gjyqësor e duke kontrolluar gjitha dokumentacionet që dërgon mbrojtja e të akuzuarve. Ky është rasti i dytë dhe para 3 viteve ka qenë një rast dhe tash është rasti I fundit me prokurorin që nuk ka qenë gardian por prokuror. Ju e dini që ajo gjykatë për ne është e papranueshme”, ka deklaruar ai.